Fier, “Urat e Vdekjes” qe rrezikojne jetet e njerezve | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Pranë njëra-tjetrës dhe udhëtarët i quajnë “Urat e Vdekjes”. Ato lidhin Fierin me zonën e Darëzezës. Prej këtu shkohet në bregdet.

Janë vetëm dy kilometra, por ndër vite kanë marrë jetë njerëzish. Banorët e Shën Pjetrës kane klithur çdo herë, por urat nuk kanë ndryshuar.

Me një sens kalimi, mungon sinjalistika dhe barrierat mbrojtëse. Të vendosura keq dhe tepër të rrezikshme.

Problemi bëhet edhe më i madh me fluksin e turistëve. Për fatin e mirë të Fierit po mbipopullojnë Darëzezën por nuk kanë dijeni për gjeografinë e urave. Asgjë nuk u mundësohet përveç një tabele simbolike që gati thotë gjë.

Në dhjetë ditëshin e fundit këtu u rregjistruan tre aksidente me pasoja jo të rënda. Kurse ne urën tjetër me humbje jete.

Ngjarja më e rëndë ndodhi vitin e kaluar ku mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u plagos rëndë. /abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: