Kontrolle per higjenen ne zonen e Shengjinit | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Nga Shëngjini, drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor u ka bërë thirrje pushuesve të denoncojnë çdo rast abuzimi me shërbimin që u afrohet

“Duke i ftuar qytetarët që të abandanojnë të gjitha aktivitetet që nuk ofrojnë  kushtet e duhura higjeno-sanitare si dhe të denoncojnë këto raste”, tha drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Nga kontrollet e deritanishme për higjenë, sipas Dedës, ka patur edhe mbyllje të aktiviteve ne zonat turistike.

“Kemi vepruar në rastet ku kemi gjetur. Kemi bllokuar shumë aktivitete dhe pzulluar aktivitetin e tyre deri në plotësimin e kushteve”.

Në plazhin e Shëngjinit janë vendosur trupat inspektuese që po mbajnë situatën në monitorim. Vetëm në zonën e Lezhës janë bërë më shumë se 156 kontrolle për kushtet higjeno-sanitare, detyrime që për Inspektoriatin duhet të përmbushen nga të gjitha subjektet./abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: