Alibeaj perserit qendrimin e PD se: Dako duhet te arrestohet | ABC News Lajme

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Partia Demokratike ka përsëritur edhe sot qëndrimin e saj të njohur se prokuroria duhet të arrestoje kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dako. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se tashmë ekzistojnë provat e bashkëpunimit të Dakos për blerjen e votave dhe heshtja e prokurorisë dhe e Kryeministrit nuk e fsheh dot këtë realitet.

“Dorëheqje të detyruara, panik me emërimin e nëpunësve të oborrit në krye të ministrisë më të rëndësishme të qeverisë, stisjen e thuajse-konflikteve kushtetuese me presidentin kur vendi është në mungesë të një gjykate kushtetuese, janë shenja të makthit që kreun e qeverisë Edi Rama e ka zënë për shkak të dosjes 339.”

Deklarata erdhi nga Partia Demokratike, nga ku ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, mungesën e reagimit për atë që quan krimin më të madh, atë electoral, e prezanton si pasqyrën e shkatërrimit të shtetit, drejtësisë dhe sistemit demokratik.

“Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.

Vangjush Dako duhet arrestuar pa vonesë, thekson Alibeaj, sepse faktet e krimit elektoral janë ta qarta dhe sepse çdo ditë në liri ai e përdor për të shkatërruar prova, manipuluar dëshmitarët dhe gjithçka me ndihmën e të parit të shtetit, kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: