Anetaresimet e PS ne Lezhe | ABC News Lajme

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Kryeministri Rama shperndau disa tesera partie gjatë një aktiviteti në Lezhë për anëtarësimet e reja në PS. Nuk munguan as batutat e kryeministrit me të rinjtë.

Është radha e lezhianëve të marrin një teserë partie.

Të rinjtë e Lezhës janë anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste. Janë rekrutuar vullnetarisht apo jo këtë e tregojnë përgjigjet e tyre.

Por se pse duhet të bëhen pjesë e politikës ia sqaron kryeministri Rama.

Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më vështirë do të kenë të vendosin zgjedhjen e duhur. Dhe ia lë vendin në dorë të pak vetave. Të merresh me politikë s’do të thotë të lesh familjen, të lesh mësimet etj, por të jesh një qytetar që di të vendosë. Sepse politika vendos për çdo gjë.

Vendos politika por mndësinë ia jep vota dhe këtë kryetari i qeverisë nuk e harron.

Jemi 100 mijë por kemi 700 mijë.

E siç ndodh në të tilla shpërndarje teserash të partisë Kryeministri Edi Rama nuk harron shakatë por as kundërshtarët politikë.

Por emocionin më të veçantë ia dha deputeti Pjerin Ndreu. /abcnews.al

Comments

Ezio System life says:

Sa lezet nusja n kal moj sa lezet…!!! Mjere ky milet

Ezio System life says:

Merre merre se te duhet!!!! Keshtu hane me mire e kane te garantuar grabrtjen majtas dhe djathtas!

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: