Punonjësi i Gardës vret bashkëshorten 36-vjeçare | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një familje në Allias të kryeqytetit.

Një grua 36-vjeçare gjeti vdekjen pasi u qëllua me armë nga bashkëshorti i saj. Autori i dyshuar i këtij krimi në familje është një punonjës i Gardës. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa rrethanat apo shkaqet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende. Në një njoftim paraprak, policia thotë se ka vënë në pranga autorin. Ai është 44-vjeçari Alket Arapi.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, thotë policia në njoftimin e saj. /abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: