Dialogu me Serbine, Opozita: Eshte shkelur Kushtetuta | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Opozita kosovare ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën në hartimin e ligjit për dialogun me Serbinë. LDK dhe Vetëvendosje e kanë çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta nëse kërkesa nuk merret parasysh.

Së paku në nëntë nene është shkelur  Kushtetuta e Kosovës në ligjin për dialogun me Serbinë vlerëosjnë partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja. Deputetët e këtyre dy partive politike, kundërshtojnë në tërësi kushtetueshmërinë e këtij ligji. Andaj ata kanë dërguar në kushtetuese për interpretim këtë ligj. Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë nuk përjashtohen protestat.

Këto dy parti vazhdimisht kanë kundërshtuar rolin e presidentit Hahsim Thaci në dialogun Kosovë Serbi.  Së fundmi po kundërshtojnë edhe ligjin për dialogun dhe platformën e cila sipas tyre i lë hapësirë negociimit të territorit të Kosovës. /abcnews.al

Comments

Write a comment

%d bloggers like this: