Rifillimi i punimeve tek “Veliera”, shoqeria civile ne proteste | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Shoqëria civile organizoi paraditen e sotme një protestë kundër punimeve që kanë nisur tek Veliera në Durrës. Ambientalisti Sazan Guri tha se me këtë projekt po shkatërrohen vlera arkeologjike. Punimet rifilluan pas dy vitesh bllokimi pasi çështja kaloi në disa shkallë gjyqësore.

Përfaqësues të shoqërisë civile të mbështetur nga dega e Partisë Demokratike në Durrës protestuan kundër rifillimit të punimeve për zbatimin e projektit “Veliera”. Sazan Guri, një nga zërat kundër ndërtimit të Velierës, tha se po shkatërrojnë vlera të rralla arkeologjike.

Sipas tij, fadromat kanë shkatërruar muret që ishin pjesë e godinës së Princ Vidit.

Nënkryetari i degës së PD-së, Adrian Muka, tha se bashkia e re që do dalë nga zgjedhjet do të mbajë referendum për këtë çështje në mënyrë që qytetarët të shprehen nëse e duan apo jo këtë projekt në mes të qytetit. Protestuesit kërkuan pezullimin e investimit dhe bllokimin e punimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike.

Përfaqësues të shoqërisë Civile e ndoqën në disa shkallë gjyqësore kërkesë-padinë për anulimin e projektit, por në fund Gjykata Administrative e Apelit Tiranë e rrëzoi kërkesën e tyre dhe i hapi rrugë rifillimit të punimeve.

Projekti zbatohet nga Bashkia e Durrësit dhe pas vendimit të Gjykatës Administrative kanë rinisur punimet, të cilat ishin bllokuar prej rreth 2 vitesh. /abcnews.al

Comments

Albanesi aka Milimetri says:

O mik durrsin ku di qe ta germosh objekt arkeologjik del o susan ik mos i flit durrsakve per durrsin pusht

Nikola Lupi says:

Ku janë arkiologët

download huuuge casino says:

You will have with your possession complete trading system, but you
might not be prepared to profit from that. You are able more
than that even while. Most people end up quitting
following weeks. www.unvelovite.com/casinos-on-the-internet-an-essential-way-to-take-pleasure-in-and-make-funds/

Write a comment

%d bloggers like this: