Fluks ne portin e Durresit, emigrantet drejt Shqiperise per pushime | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Fundi i Korrikut ka shtuar numrin e udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet pikës kufirare të portit të Durrësit. Përgjatë 48 orëve të fundit, nga ky port kanë hyrë mbi 19 mijë pasagjerë, si dhe 7.100 automjete, të mbërritur më 18 tragete.

Për të përballuar fluksin në rritje Policia e Kufirit, dogana si dhe kapiteneria e portit detar, po punojnë me kapacitet të plotë. Numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit është dyfishuar. Ndërsa kompanite e lundrimit kanë shtuar numrin e udhëtimeve të trageteve, për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve.

Krahas emigrantëve shqiptarë, të cilët pushimet verore i kalojnë në vendin e tyre, ka edhe turistë të huaj, të cilët hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit./abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: