Gjykata e Tiranes le ne burg Vilson Brahajn | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Vilson Brahaj, i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e Xhelal Dacit, më 27 Korrik.

Gjatë seancës, Brahaj ka treguar versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se ai ishte kontakuar për të vendosur tritolin nga një person 25 vjeç, që më herët e kishte pasur në shkollë.

Brahaj tha para trupit gjykues se këtë gjë, miku i tij ia kishte kërkuar për të fituar azil në vendet e BE-së dhe do të merrte 5 mijë euro për vendosjen e tritolit. Brahaj u identifikua nga kamerat e sigurisë, të cilat kishin fiksuar personin, që vuri lëndën shpërthyese në rrugën “Martin Camaj”, në Bathore.

Në katin e dytë të banesës jetonte familja Gazmir Dacit, teksa ky i fundit ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin me 35 vjet heqje lirie, për vrasjen e Valmir Kolaverit. Vilson Brahaj ishte dënuar më parë për vjedhje të një dyqani celularësh në Tiranë, në vitin 2014. /abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: