Zjarr ne nje apartament ne Durres | ABC News Albania

Share it with your friends Like

Thanks! Share it with your friends!

Close

Një e moshuar e paralizuar gati sa nuk humbi jetën kur shtëpia e saj u përfshi nga flakët. Fqinjët vrapuan dhe ndihmuan të moshuarën Mereme Shesho, 82 vjeçe, e cila megjithatë kishte marrë plagë dhe u asfiksua.

Në përpjekje për të shuar flakët u plagos edhe komshiu i saj, Ali Shehu, 62 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 5 në Durrës. Zjarri për të cilin nuk dihen ende shkaqet, ra në një apartament në katin e katërt të pallatit.

Pasi kanë thyer derën e jashtme, fqinjët hynë brenda dhe nxorrën menjëherë jashtë të moshuarën. Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë si dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët mundësuan shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarri, por policia po heton./abcnews.al

Comments

Write a comment

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: